16.5 C
Tetovo
E shtunë, 29 Qershor, 2024
BallinaLajmeLiderët e G7-së pajtohen t’i japin Ukrainës miliarda dollarë hua duke përdorur...

Liderët e G7-së pajtohen t’i japin Ukrainës miliarda dollarë hua duke përdorur asetet e ngrira ruse

Liderët e shtatë vendeve më të industrializuara në botë u pajtuan t’ia japin Ukrainës 50 miliardë dollarë hua duke i përdorur asetet e ngrira ruse.

Diplomatët konfirmuan se pajtueshmëria për këtë marrëveshje u arrit madje para se liderët të mbërrinin në Itali për samitin treditor të G7-ës. Hollësitë e marrëveshjes do të diskutohen gjatë takimit të tyre në Itali, por Kievi pritet t’i marrë paratë kah fundi i këtij viti.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Itali gjithashtu pritet të nënshkruajë një marrëveshje tjetër dypalëshe për sigurinë me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Vendet e G7-ës, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, ngrinë asete ruse në vlerë prej rreth 300 miliardë dollarësh, pak pasi Moska nisi pushtimin e fqinjit të saj në shkurt të vitit 2022, shkruan Alsat M.

Në fillim të kësaj jave, Zelensky tha se pret që t’i sigurojë miliarda euro nga vendet aleate për mbrojtjen e Ukrainës dhe për rindërtimin e vendit të vet pas luftës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments