7.3 C
Tetovo
E mërkurë, 29 Janar, 2025
BallinaLajmeLëvizja BESA: Shërbimi shëndetësor në vend i neglizhuar totalisht

Lëvizja BESA: Shërbimi shëndetësor në vend i neglizhuar totalisht

Nënkryetarja e Livizjes BESA, Besa Kadriu, ka reaguar në lidhje me dokumentarin e publikuar nga IRL për spitalin Zhan Mitrev. Ajo ka thënë se pacientët në këtë spital i janë ekspozuar një eksperimenti, pa dijeninë e tyre. “Nga të dhënat, tregohen raste alarmante te humbjes jetë të pacientëve nga klinika në fjalë, si pasojë e metodës së lançuar! Nga ky rast len të kuptohet fakti i neglizhencës maksimale të institucioneve të shërbimit shëndetësor brenda vendit. Lind pyetja, sa jemi ne si qytetarë të sigurtë, kur bëhet fjalë për shërbimet shëndetësore brenda vendit?”, shtoi ajo.

Ajo ka shtuar se dilema të kësaj natyre sot i ke kudo, jo vetëm në shëndetësi!

“Anomalitë brenda shoqërisë që është në proces të ndryshimit dhe me aspirata drejt BE-së, është mirë që të luftohen me kohë, e pa i dhënë ngjyrim politik, sepse kur flitet për shërbimet themelore të qytetarit, të gjithë jemi të barabartë”, ka përfunduar ajo. burimi i lajmit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments