Nga sot ka filluar edhe zyrtarisht mbledhja e nënshkrimëve për kandidatët për president të shtetit.
Në këtë garë janë të paraqitur, Stevo Pendarovski nga LSDM, Gordana Siljanovska nga VMRO dhe Profesor Blerim Reka si kandidat i pavarur i mbështetur nga BESA dhe ASH.
Për të dhënë mbështjet e tij, sot ka nënshkruar edhe Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami për kandidaturën e profesor Blerim Rekës.
Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi është nominuar për drejtues shtabi në këto zgjedhje presidenciale. Në mbledhjej e rregullt të Këshillit Qendror u vendos njëzëri që nënkryetari i Lëvizjes BESA të merr këtë detyrë.
Lëvizja BESA në mbledhjen e Këshillit Qendror vendosi që për president të shtetit të mbështetet prof. Blerim Reka.
Gjitha degët dhe strukturat e dy subjekteve politike, BESA dhe ASH janë të mobilizuar që mbledhjen e nënshkrimeve ta përfundojnë për pak ditë.