linku bazik
https://kanal5.com.mk/besa-mora-pod-itno-da-se-proglasi-vonredna-sostojba-vo-drzhavata/a413722
Sektretari gjeneral i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha në një konferencë për shtyp ka kërkuar nga autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme pas përhaphjes së koronavirusit
Duke i marrë parasysh gjithë rrethanat e krijuara, vlerësojmë se për hirë të ndalimit të situatës së kirjuar me koronaviursin, shteti urgjentisht duhet të hyj në gjendje të jashtëzakonshme pasi që kjo është forma e vetme për të radikalizuar masat për tu mbrojtur nga kjo pandemi që po përhapet shumë shpejt në vend e rajon”, theksoi Hoxha.
Hoxha ngirti si shqetësim se nga situata e krijuar po dëmtohet edhe biznesi andaj i propozoi Qeverisë disa masa në këtë drejtim.
“Kërkojmë nga Qeveria të dërgoj kërkesë deri tek përmbaruesit që të prolongojnë aktet e plotëfuqishme për pagesë të detyrueshme ndaj gjithë personave fizik dhe juridik për 3 muaj, kërkojmë nga EVN Maqedoni që të shtoj afatin e faturave të papaguar nga 2 në 4 muaj duke mos ndëprerë energjinë deri në 4 fatura pa paguar, të hapen qendra sociale në të gjitha komunat ku të gjitha rastet sociale dhe ata që skanë asnjë të ardhura të furnizohen me produkte elementare ushqimore dhe higjienike. Githë bankat komerciale në vend të pronogojnë afatin e pagesava për kreditë e mara nga persanat fizik dhe juridik për 3 muaj. Bizneset e vogla të marrin ndihma financiare prej së paku 3 mijë euro në muaj varësisht nga numri i të punësuarve. Të prolongohen pagesat për TVSH për së paku 3 muaj e kështu me radhë…”, propozon Hoxha nga Lëvizja Besa.