4.3 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLevica: Sistemi zgjedhorë të gjithëve na vjedh, neve na u minusuan dy...

Levica: Sistemi zgjedhorë të gjithëve na vjedh, neve na u minusuan dy mandate

Modeli elektoral i Dontit, i ndarë në gjashtë zona, së bashku me ndryhshim disa herë të kufijve të tyre, shkatërroi edhe një herë themelet e demokracisë dhe barazisë si kategori kushtetuese! Ky lloj modeli zgjedhor mundësoi manipulimin e ligjshëm elektoral me elektoratin, i cili po dëshmohet se është armiku më i madh për votën e qytetarëve dhe në dëm të së majtës, thuhet në reagimin partiak të LEVICËS.

“Sipas logjikës së këtij modeli të padrejtë zgjedhor, 23725 vota, pra 34.55% e votave të marra të së Majtës, nuk u vlerësuan në mandatet parlamentare. Ky model zgjedhor ANULOI ÇDO VOTË TË TRETË PËR LEVICËN ! Pra, që e majta të merrte një deputet duheshin rreth 11 mijë vota, ndërsa për një deputet të DPMNE-së apo BDI-së, diçka mbi 7 mijë vota.

Nëse votat do të vlerësoheshin në mënyrë të barabartë, LEVICA në këtë përbërje parlamentare do të kishte të paktën 2 deputetë më shumë në këtë përbërje parlamentare. Nëse marrim parasysh këtë deficit nga zgjedhjet e mëparshme parlamentare, gjatë këtyre tetë viteve, me këtë model elektoral, partia humbi të paktën 5 deputetë, që është e barabartë me një grup parlamentar. Ky lloj deficiti demokratik i krijuar nga ky model elektoral nuk duhet të vazhdojë!

Zëri i qytetarëve duhet vlerësuar njëlloj! Për këtë, kusht iLEVICËS, për çdo qeveri të ardhshme, do të jetë ndryshimi i modelit zgjedhor, vendosja e një njësie zgjedhore dhe mandati imperativ për deputetët”, thotë partia.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments