25.5 C
Tetovo
E hënë, 1 Korrik, 2024
BallinaLajme”LEVICA” ngriti padi penale kundër Afrim Gashit, për shkak të mosrevokimit të...

”LEVICA” ngriti padi penale kundër Afrim Gashit, për shkak të mosrevokimit të mandatit të Talat Xhaferit

Deputetët e “LEVICËS” kanë parashtruar kallëzim penal kundër kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë – Afrim Gashi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Punë e pakujdesshme në shërbim” e dënueshme nga neni 353-c të Kodit Penal, me burgim me kusht deri në tre vjet, informojnë nga partia.

“Ky kallëzim i parë kundër kryeparlamentarit aktual është bërë për shkak të mosveprimit zyrtar dhe sjelljeve të paligjshme me vetëdije e keqdashëse në rastin e mosrevokimit të mandatit të deputetit Talat Xhaferi të BDI-së për shkak të papajtueshmërisë së kryerjes së funksioneve të kryeministrit dhe deputetit, thuhet në deklaratën e partisë, thonë nga atje.

Nga atje thonë se ekipi ligjor i “LEVICËS” do të vijojë të monitorojë me vigjilencë ligjshmërinë e punës së kryeparlamentarit të ri dhe do t’i përgjigjet në përputhje me çdo veprim apo mosveprim të kundërligjshëm”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments