10.1 C
Tetovo
E enjte, 20 Mars, 2025
BallinaLajme“Levica”: Kolaps i ekonomisë maqedonase nga sanksionet eventuale të BE-së ndaj Serbisë?

“Levica”: Kolaps i ekonomisë maqedonase nga sanksionet eventuale të BE-së ndaj Serbisë?

Partia “Levica” përmes një komunikate, sic njofton KlanM, thotë se javën e kaluar në Serbi ka mbërritur propozimi franko-gjerman për zgjidhjen e situatës në Kosovë.

Sic thotë “Levica”, nëse Qeveria serbe refuzon këtë propozim, do të jetë minimale e ardhmja e Serbisë për BE dhe NATO. Gjithashtu, sic percjell KlanM komunikatën e kësaj partie, qeveria serbe refuzon vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës ruse.

“Nga përvoja e deritashme e Qeverisë së RMV-së dhe mënyrës së tyre vazale të politikbërjes, janë të mëdha pritjet se nëse BE vendos sanksione ndaj Serbisë, Maqedonia t`u bashkangjitet këtyre masave. Bashkangjitja me BE-në kundër Serbisë do të ndikojë në kolapsin total të ekonomisë maqedonase” – thuhet në reagimin e “Levicës”

Sipas “Levicës”, Maqedonia për vitin 2022 ka eksport të përgjithshëm prej 355 milion euro, derisa importi nga Serbia është 630 milion euro. Serbia është vendi I katërt me të cilën kemi këmbim tregtar – thonë nga “Levica”.

“Shtrohet pyetja, nëse Qeveria e Maqedonisë ka ide se si do të vendoset ndaj sanksioneve eventuale të BE-së ndaj Serbisë dhe ënse Qeveria ka strategji se ku do t`i eksportojë produktet tona nëse BE-ja vendos t`i mbyll kufijtë për fqiun tonë verior” – thonë nga “Levica”. /KlanMacedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments