“Ndotja e ajrit me përmasa vdekjeprurëse, kurse Qeveria VMRO-DPMNE-VLEN-ZNAM mbetet e paralizuar dhe e paaftë për të zgjidhur këtë problem”, reagojnë nga “E Majta” duke e quajtur ndotjen si gjenocid, siç thonë, duke injoruar me vetëdije këtë situatë alarmante.
Nga “LEVICA” kërkojnë shkarkimin e Ministrit të Ambientit Jetësor, Izet Mexhitit.“Zv/Kryeministri Mexhiti i cili si Ministër për Ambinet Jetësor duhet të jetë mbrojtësi më i shquar i shëndetit dhe natyrës – e ka shndërruar ministrinë në shtab të tij personal partiak, kurse funksionin e kryen kryesisht për promovimin e agjendave shqiptare dhe projekteve etno-shoviniste. Ndërkohë, me mijëra qytetarë vdesin nga ajri kancerogjen, nga sëmundjet kronike dhe komplikime që lidhen me këtë katastrofë, ku gjatë kësaj nuk njihet përkatësia etnike”, thonë nga E Majta.
Sipas statistikave, në Maqedoninë e Veriut, për çdo vit nga 3.828 deri 5.000 njerëz humbin jetën si pasojë e drejtpërdrejtë e ekspozimit ndaj grimcave të dëmshme PM2.5.