28 C
Tetovo
E martë, 22 Korrik, 2025
BallinaLajmeLevica do të iniciojë shkarkimin e Tatjana Dimitrovskës nga Komisioni Antikorrupsion

Levica do të iniciojë shkarkimin e Tatjana Dimitrovskës nga Komisioni Antikorrupsion

Grupi parlamentar i Levicës njoftoi sot pasdite se përmes deputetit Borisllav Krmov si anëtar i Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve  do të paraqesë një propozim për shkarkimin e kryetares së KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska.

Nga LEVICA theksojnë se është e papranueshme që Kuvendi të jetë pasiv dhe të presë që vetë kryetarja të japë dorëheqje për arsye morale, kur kundër Dimitrovskës janë duke u zhvilluar dy hetime penale dhe ajo nuk ka ardhur në punë për më shumë se dy muaj.

Nga LEVICA, me thirrje iu drejtuan shumicës qeveritare që të iniciojë ndryshime ligjore në Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe ndeshjes së interesit, me qëllim, siç thonë ata, vendosjen përfundimtare të kritereve dhe standardeve profesionale për punën e këtij organi.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, theksoi në brifingun e sotëm me gazetarët se duhet të ketë një vendim gjyqësor të formës së prerë në mënyrë që të fillojë një procedurë në shtëpinë ligjvënëse për revokimin e mandatit të kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, e cila akuzohet për zbulimin e sekreteve zyrtare dhe falsifikimin e provimit për marrjen e certifikatës së sigurisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments