Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela u ka shkruar një “NON PAPER” zyrtarëve të Lartë të Bashkimit Evropian, për të shpehur shqetësimet lidhur me mungesën e gatishmërisë së Qeverisë për sundimin e drejtësisë. Siç shkruan në emailin dërguar mediave, Sela dhe ASH u kanë thënë Federika Mogerinit, Johanes Hannit dhe ministrave të Punëve të jashtme të shteteve anëtare të BE-së se LSDM – BDI kanë dështuar edhe në çështjet kryesore që ndërlidhen me proceset demokratike dhe integruese të vendit, dhe për këtë gjë ato janë të shqetësuar tej mase për ardhmërinë e shtetit. Kjo parti në letër shkruan se Qeveria ka dështuar që të ketë përgjegjësi për 27 prillin, të hetohen dhe gjykohet rastet e krimit dhe korrupsionit, përfshirë ato që dalin nga bombat, dhe të ketë edhe reforma në shërbimet e sigurisë.Sipas ASH-së, dështoi edhe reforma urgjente në administratën publike.– përgjegjësi për sulmin e 27 prillit 2017 ndaj Parlamentit;
– reforma gjyqësore dhe hetime proaktive, ndjekje penale dhe dënime përfundimtare në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë nivelin e lartë dhe krimet e zbuluara nga përgjimet e vitit 2015;
– reforma e shërbimeve të inteligjencës dhe sigurisë;
– reforma e administratës publike.Ash më tej në letër shkruan se tentativa për një shtet të së drejtës ka dështuar pasi që PSP-ja nuk ka arritur të kthejë besimin në sistemin e drejtësisë, duke amnistuar zyrtarët e BDI-së dhe duke mos zbardhur rastet e ndjeshme që konsiderohen si të montuara nga politika.
Zijadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët
“Megjithëse PSP mori më shumë se 540.000 incizime të komunikimeve të përgjuara dhe gjashtë kuti të transkripteve, PSP-ja arriti të ngritë vetëm 20 aktakuza deri në përfundimin e afatit ligjor. PSP-ja gjithashtu mori një numër rastesh të ndjeshme nga Prokuroria Publike, duke përfshirë rastin Monstra, Sopoti, Spiuni dhe Grusht shteti, dhe gjithashtu ka iniciuar hetime dhe padi në një numër rastesh tjera pas përfundimit të afatit ligjor. Megjithatë, numri i dënimeve mbetet i papërfillshëm. Për më tepër, me përjashtim të rastit Titanik 3 që përfshin deputetin Ejup Alimi, PSP-ja kryesisht ka kursyer zyrtarët e BDI në aktakuzat e saj brenda periudhës ligjore, edhe pse BDI ishte shtyllë e regjimit Gruevski dhe është e përfshirë në korrupsion në shkallë të gjerë”
Sela dhe ASH-ja u ankuan që disa ditë para votimit të ndryshimeve kushtetuese, koalicioni qeverisës ka bërë edhe ndryshime në Kodin Penal me të cilin u vënë në pikëpyetje shumë raste të PSP-së dhe u ulën në mënyrë të konsiderueshme dënimet. ASH shpreh shqetësimin se dështimi për ti përmbushur kushtet e Be-së, do shkaktojë edhe një tjetër refuzim për Maqedoninë për të hapur bisedimet për anëtarësim në BE. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/