Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë sonte ka njoftuar se dënon ashpër incidentet e 27 korrikut 2023 në Shkup, ku u lënduan shtetas bullgarë, simpatizantë të PFK “Levski”, dhe një prej tyre u lëndua rëndë.
Në njoftim thuhet se shtetasi bullgar i plagosur aktualisht ndodhet në gjendje stabile por të rëndë të përgjithshme dhe po shërohet pas operacionit në spitalin e Shkupit. Përfaqësuesit e ambasadës bullgare janë në kontakt të vazhdueshëm me të lënduarit dhe të afërmit e tij, si dhe me autoritetet shëndetësore vendase.
“Na vjen keq që fryma pozitive dhe sportive e ndeshjes në mes të PFK “Levski” dhe KF “Shkupi” u trazua nga aktet e agresionit jashtë fushës së futbollit. Presim që organet kompetente në Republikën e Maqedonisë së Veriut të ndërmarrin veprimet e nevojshme për hetim efikas dhe administrim të drejtësisë në lidhje me incidentin e rëndë”, thekson Ministria e Punëve të Jashtme bullgare.