4.3 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLënda e PSP-së, “Regjistrimi”, ku dyshohen Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski pa...

Lënda e PSP-së, “Regjistrimi”, ku dyshohen Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski pa epilog


Në gjashtë muajt e fundit siç theksohet në raportin e fundit të PSP-së, për lëndën “Regjistrimi”, i cili është në procedurë hetimore, janë dëgjuar më shumë dëshmitarë.

“Në drejtim të vërtetimit të shumës reale që janë ndarë nga Buxheti i shtetit, për të zbatimin e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni gjatë vitit 2011, nga PSP-ja më datë 25.01.219 kanë sjell urdhër për hetim ekonomiko-financiar, i cili është në përgatitje e sipër, theksohet në raport, në të cilin nuk shpalosen detale të tjera.

Megjithatë lënda e PSP-së, “Regjistrimi” ka të bëjë me dyshime të bazuara për keqpërdorim të kompetencave të kryetarëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe BDI-së, Ali Ahmeti, të cilët në vitin 2011 ishin marrë vesh që ta shtyjnë procesin e zbatimit të regjistrimit i cili atëherë kishte filluar.

Sipas prokurores speciale Fatime Fetai, më 10 dhe 11 tetor të vitit 2011 të dyshuarit janë marrë vesh që të ndërpritet zbatimi i regjistrimit, me çka është shkaktuar dëm me 175 milionë denarë.

“Posedojmë dyshime bazë se si një pjesë e koalicionit qeveritar, dy kryetarë të partive janë marrë vesh se nuk ekziston kapacitet politik për zbatimin e regjistrimit dhe se është i pashmangshëm trajnim shtesë dhe përputhje me standardet me normat ndërkombëtare. Pastaj Qeveria ka propozuar që të mos vazhdojë Ligji për regjistrimin, që më pastaj përmes deputetëve të koalicionit qeveritar më 15 tetor të vitit 2011 Kuvendi ka sjell vendim që të prolongohet regjistrimi”, pat thënë Fatime Fetai në prezantimin e kësaj lënde.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments