6.2 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLefkov: Bisera Kostadinovska-Stojçevska në Londër me paratë e popullit ka blerë çorape,...

Lefkov: Bisera Kostadinovska-Stojçevska në Londër me paratë e popullit ka blerë çorape, topa valixhe

Mile Lefkov, deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, e akuzoi ish-ministren e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, për shpenzimin e parave publike gjatë një vizite në Londër.

„Sot fillojmë me zbulimin e skandalit ‘Bisera Antoaneta’, një seri konferencash për shtyp ku do të paraqesim në çfarë luksi dhe ekstravagance ka jetuar dhe ka kryer detyrën Bisera Kostadinovska-Stojçevska, pardon Bisera Antoaneta, ministre e Kulturës nga LSDM-ja. Në fillim duam të theksojmë se sipas rregulloreve, shpenzimet që bën ministri i Kulturës në baza mujore nuk mund të kalojnë 60 euro në kundërvlerën në denarë. Gjithashtu, ato duhet të shlyhen në arkën e zyrës brenda 7 ditëve pas përfundimit të udhëtimit zyrtar.”

Bisera Antoaneta në disa raste e ka tejkaluar kufizimin e lejuar dhe ka bërë shlyerjen e shpenzimeve disa muaj më vonë. Kjo është vetëm hyrja. Thelbi qëndron në detaje, dhe në këtë rast është se si janë shpenzuar fondet e qytetarëve nga Bisera Antoaneta.

Sot do të prezantojmë rastin e parë. Në tetor të vitit 2023, ministrja Bisera Antoaneta realizoi një udhëtim zyrtar në Londër për një periudhë prej 4 ditësh, nga 24.10.2023 deri më 27.10.2023. Përveç shpenzimeve për akomodimin në hotel, në urdhrin e udhëtimit janë bashkangjitur edhe fatura për përfaqësim. Mirëpo, gjatë shqyrtimit të përmbajtjes së faturave për përfaqësim dhe faturave të bashkangjitura nga karta zyrtare VISA, është konstatuar shpenzim i pajustifikuar i fondeve buxhetore në kundërshtim me rregulloret.

Bisera Antoaneta ka shpenzuar 714 paundë, ekskluzivisht për nevoja personale. Në dyqanin Gift Galore London ka shpenzuar 89 paundë, duke blerë një top futbolli “City Football” dhe një arushë pelushi “Paddington Bear”, të dyja të paguara me kartën zyrtare VISA.

Mania për shopping e Bisera Antoaneta nuk ka ndalur këtu, por ka vazhduar edhe në dyqanin e njohur të valixheve Samsonite, ku ministrja, me fonde nga Buxheti, ka vendosur të rinovojë veten me dy valixhe: një të madhe Upscape Spinner 68/25 Black, në vlerë prej 219 paundë, të paguar me kartën zyrtare, dhe një më të vogël nga e njëjta linjë, në vlerë prej 59 paundë, të paguar në cash nga fondet zyrtare.

Sigurisht, për ta merituar emrin Bisera Antoaneta, shpenzimet duhej të vazhdonin. Ajo ka bërë pazar në Mark & Spencer, ku ka shpenzuar 42 paundë për çorape dhe triko, të paguara në kesh nga fondet zyrtare. Në dyqanin GIFT BOX në Londër, një dyqan dhuratash, janë shpenzuar 146 euro nga karta zyrtare VISA, për të cilat nuk është dorëzuar asnjë faturë, vetëm fleta e pagesës me kartë. Gjithashtu, janë shpenzuar 158 paundë, të paguara në kesh nga fondet zyrtare në Warner Bros. Studio Tour London: Harry Potter, për dhurata si dorashka, bluza, një çantë për kafshë shtëpiake,.

Në total, për nevoja personale private, Bisera Antoaneta ka shpenzuar 714 paundë, ose llogaritur në denarë, 51,169 mijë denarë për 4 ditë në Londër – para me të cilat një familje katër anëtarësh në Maqedoni mund të ushqehet për një muaj të tërë.

Bisera Antoaneta është shpërdoruar me paratë publike për kënaqësi personale. Ky është vetëm fillimi; në ditët në vijim do të tregojmë deri ku ka shkuar shfrenimi i Bisera Antoaneta dhe pse themi se Maqedonia është një shtet i grabitur,” tha Lefkov.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments