2.4 C
Tetovo
E diel, 23 Shkurt, 2025
BallinaLajmeLD: Shtabi i ekzilit të BDI-së, vazhdon me prodhimin e lajmeve të...

LD: Shtabi i ekzilit të BDI-së, vazhdon me prodhimin e lajmeve të rreme

Nga Lëvizja Demokratike i kanë reaguar BDI-së duke thënë se shtabi i ekzilit vazhdon me prodhimin e lajmeve të rreme.

Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të LD:

Shtabi i rrenave i BDI-së që funksionon në ekzil e që ka për obligim prodhimin dhe shpërndarjen e lajmeve të rrejshme në baza ditore paska lëshuar në qarkullim një listë të rrejshme për punësime.
E ashtuquajtura ‘listë për punësime’ është e prodhuar nëpër shtabet e BDI-së që fshihen nga drejtësia. LD nuk ka përpiluar lista të tilla, sepse LD NUK ËSHTË BDI!

Fabrikimi i të gjitha këtyre lajmeve të rrejshme përfundimisht dëshmon dy gjëra. E para, BDI është e obsesionuar me Lëvizjen Demokratike, dhe e dyta BDI është e frikësuar deri në palcë nga kalimet e strukturave të shëndosha nga BDI në LD-në e Izet Mexhitit.

Shqiptarët që do të punësohen nga të gjitha vendbanimet ku jetojnë dhe veprojnë nuk mund të përfshihen në një letër të rrejshme, sepse ata janë me mijëra.
Kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments