4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaLavrovi: Putini po bënte shaka për mbështetjen e Kamala Harris

Lavrovi: Putini po bënte shaka për mbështetjen e Kamala Harris

Në fillim të këtij muaji, Putin tha se Rusia do të donte që Harris të fitonte zgjedhjet në një koment lozonjare, sipas Reuters, në të cilin ai përmendi të qeshurën e saj “infektive” si një arsye që e favorizon atë ndaj kandidaturës republikane dhe ish-presidentit Donald Trump.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov gjatë një interviste për Sky News Arabiaus shpreh se presidenti rus, Vladimir Putin po bënte shaka kur tha se Moska po mbështet kandidaten e Partisë Demokratike Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA.

Në fillim të këtij muaji, Putin tha se Rusia do të donte që Harris të fitonte zgjedhjet në një koment lozonjare, sipas Reuters, në të cilin ai përmendi të qeshurën e saj “infektive” si një arsye që e favorizon atë ndaj kandidaturës republikane dhe ish-presidentit Donald Trump. Deklarata e presidentit rus shkaktoi një përgjigje nga Shtëpia e Bardhë, e cila tha se Putini duhet të ndalojë së komentuari për zgjedhjet e 5 nëntorit.

“Ishte një shaka”, tha Lavrov kur u pyet se sa do të ndikonte ndryshimi në presidencën amerikane në politikën e jashtme të Rusisë. “Presidenti Putin ka një sens të mirë humori. Ai shpesh bën shaka gjatë deklaratave dhe intervistave të tij”.


Nuk shoh ndonjë dallim afatgjatë në qëndrimin tonë ndaj zgjedhjeve aktuale apo të mëparshme në SHBA, sepse ato qeverisen nga shteti famëkeq i thellë”, theksoi Lavrov, pa paraqitur prova për këtë pretendim. Komentet e shefit të diplomacisë ruse janë publikuar të premten në faqen e Ministrisë së Jashtme ruse.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments