12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLavrovi erdhi në takimin ministror të OSBE-së, ai u prit nga nikoqiri...

Lavrovi erdhi në takimin ministror të OSBE-së, ai u prit nga nikoqiri Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, mbërriti në Këshillin Ministror të OSBE-së, i cili zyrtarisht filloi sot në Shkup në Qendrën sportive “Boris Trajkovski”.

Në hyrje të sallës, Lavrov nuk u ndal për të dhënë deklarata për media. Ai u prit nga nikoqiri – kryetari i OSBE-së, Bujar Osmani.

Lavrov mbërriti me fluturim mbrëmë vonë përmes Greqisë pasi Bullgaria vendosi në minutën e fundit të mbyllë qiellin për fluturimin e avionit rus për shkak të zëdhënëses së MPJ-së ruse, Maria Zakharova.

Më herët sot, Zakharova e komentoi vendimin e Bullgarisë si marrëzi të rrezikshme.

Lavrov mbrëmë i ka dhënë lamtumirën Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili pas darkës joformale të ministrave të Jashtëm është nisur për në Izrael para se avioni i ministrit rus të ulej në Shkup.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments