7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLavrovi: Blinkeni, jo unë, e shmangu takimin

Lavrovi: Blinkeni, jo unë, e shmangu takimin

Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov sot në konferencë për media në margjinat e Takimit të 30-të Ministror të OSBE-së në Shkup, i cili po mbahet paralelisht me sesionin e tretë të takimit deklaroi se sekretari shtetëror amerikan, Entoni Blinken, jo ai, e ka shmangur takimin me të.

“Blinkeni e shmangu takimin, por ja ku jam, nuk e shoh atë. Sot zonja Zaharova më tregoi dy fotografi të ndryshme të publikuara në gazetat maqedonase. E para ishte nga darka, kur të gjithë po vinin për darkë, kishin bërë fotografi për të njoftuar në gazeta se erdhën të gjithë përveç Lavrovit… Gazetat e tjera shfaqnin fotografi nga hapja e mëngjesit, ku isha i pranishëm me të gjithë homologët e mi, por nuk kishte asnjë ministër ukrainas apo përfaqësues nga shtetet baltike. Sekretari Blinken dhe Borrell u larguan. Pse e bënë këtë. Mendoj se ata donin të theksonin qëllimin e tyre për të izoluar Rusinë”, dekaroi Lavrov.

Blinkeni mori pjesë në darkën joformale të liderëve, e cila u mbajt të mërkurën, por nuk ishte këtu në hapjen zyrtare të Takimit Ministror, në të cilin SHBA-ja u përfaqësua nga ndihmës sekretari shtetëror për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Xhejms O’Brajan. Sekretari shtetëror amerikan pas Shkupit, siç njoftoi Departamenti i Shtetit shkoi për në Izrael, ndërsa në vend realizoi takime me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe kryesues i OSBE-së, Bujar Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments