5.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLargohen 7 shqiptarë nga puna te Kirurgjia Torakale në spitalin shtetëror-Shkup/ Asnjë...

Largohen 7 shqiptarë nga puna te Kirurgjia Torakale në spitalin shtetëror-Shkup/ Asnjë përgjigje nga Ministri i Shëndetësisë

Vazhdon largimi i shqiptarëve nga repartet të shumta në spitalet e vendit. Shqiptarët me kontratë janë lënë në mëshirë të fatit nëse do të vazhdojnë me punë ose jo në sektorin e Shëndetësisë pas marrjes së postit të ministrit nga ana e Arben Taravrit.

Siç mëson Klan Maqedoni, nga reparti për Kirurgji Torakale janë larguar katër motra medicinale dhe një magjistre e Farmacisë, një administrator sporteli dhe një ndihmës medicinal. Drejtori Igorçe Xhikovski sot nuk deshi të flasë, por premtoi se nesër do të jap deklaratë për Klan Maqedoni duke pretenduar se vendimet e tij nuk janë politike, por është ai i cili e di më së miri kush duhet larguar e kush qëndruar në punë.

Mediat dje raportuan se edhe në repartin e Biokimisë janë larguar nga puna 7 shqiptarë me kontratë nën pretekstin se nuk janë paraparë mjete në buxhet për vazhdimin e kontratave të tyre, ndërkohë që një ditë më vonë po në të njëjtin repart janë punësuar 6 maqedonas.

Nga Ministria e Shëndetësisë heshtin. Dërguam pyetje deri të kabineti i ministrit, por nga atje na thënë përgjigje të kërkojmë nga drejtori i repartit. Klan Maqedoni dërgoi pyetje me shkrim tek drejtoresha Nikolina Grozdanovska, e cila deri në këtë moment nuk u përgjigje.

Kujtojmë që disa javë më herët edhe në Spitalin e Dializës në Strugë për shkak të ndërprerjeve të kontratave të të punësuarve, dorëheqje dha doktori Berat Lena vetëm pak ditë pasi ishte emëruar në këtë post. Ai akuzoi ministrin Taravari se ka kërkuar nga ai ndërprerjen e kontratave për të gjithë punësuarit shqiptarë, gjë të cilin ai nuk e ka pranuar. Taravi mohonte në paraqitjet e tij publike të ketë kërkuar këtë nga Lena, por nuk pranoi ballafaqim publik me të. (klan.mk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments