2.7 C
Tetovo
E enjte, 26 Mars, 2026
BallinaLajmeLargohen 5 punonjës shqiptarë, BDI ngre akuza! Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive...

Largohen 5 punonjës shqiptarë, BDI ngre akuza! Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive i hedh poshtë pretendimet

Pesë të punësuar shqiptarë janë larguar nga puna në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive. Për këtë reagoi opozitarja BDI, duke thënë se procedura disiplinore është zhvilluar jashtë afateve ligjore dhe pa prova të mjaftueshme për përgjegjësi individuale. Sipas tyre, masa e ndërprerjes së marrëdhënies së punës është joproporcionale dhe lë hapësirë për dyshime mbi arbitraritet në vendimmarrje.

Bashkimi Demokratik për Integrim:

-Publikimin e plotë të të gjitha procedurave dhe vendimeve që kanë çuar në këto largime.

-Hetim institucional për respektimin e procedurave ligjore në këtë rast.

-Rishqyrtim të menjëhershëm të vendimeve, në përputhje me ligjin dhe standardet e administratës publike.

Kur një ministër merr vendime pa respektuar afatet ligjore, pa prova të qëndrueshme, dhe me pasoja ekstreme për qytetarët, sipas BDI-së, kemi të bëjmë me arbitraritet.

Nga Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, e drejtuar nga Ivan Stojllkoviq, u kundërpërgjigjën ndaj akuzave të integristëve, duke thënë se përpjekja që kjo procedurë të paraqitet si çështje ndëretnike apo politike është plotësisht e pabazuar. Theksojnë se ministria ka vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, duke respektuar parimet barazisë dhe mosdiskriminimit.

Ministria për Marëdhënie Ndërmjet Bashkësive:

“Nuk bëhet fjalë për diskriminim, as për veprime selektive ose të motivuara politikisht, por për akte të miratuara ligjërisht për ndërprerjen e marrëdhënies së punës së nëpunësve administrativë, për shkak të shkeljes së konstatuar të rregullave të punës, disiplinës dhe dëmtimit të reputacionit të Ministrisë, në përputhje me rregulloret ligjore dhe nënligjore në fuqi”

TV21 drejtoi pyetje tek Ministria për të sqaruar arsyet e largimit të 5 punonjësve dhe se çfarë do të ndodhë më tej, por nuk morëm përgjigje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments