3.1 C
Tetovo
E hënë, 20 Janar, 2025
BallinaLajmeBotaLapid: Izraeli së shpejti do të bëhet një furnizues i rëndësishëm i...

Lapid: Izraeli së shpejti do të bëhet një furnizues i rëndësishëm i gazit në Evropë

Nënshkrimi i marrëveshjes historike, i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, do të hapë derën për shfrytëzimin e vendburimeve të gazit në Mesdheun lindor, tha Lapid në takimin e sotëm me kryeministrin holandez Mark Rutte.

Mediat raportojnë se marrëveshja do të nënshkruhet në Nakura, një qytet në Libanin jugor pranë kufirit me Izraelin, ku ndodhet baza e përkohshme e OKB-së (UNIFIL).

Udhëheqësi i opozitës izraelite Benjamin Netanyahu, rivali i Lapidit në zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 1 nëntor, kritikoi marrëveshjen me Libanin dhe tha se dokumenti duhet të votohet nga parlamenti ose populli i Izraelit duhet të thotë fjalën e tij në një referendum.

Disa organizata të krahut të djathtë kanë paraqitur katër peticione në Gjykatën e Lartë të Izraelit kundër marrëveshjes, duke argumentuar, ndër të tjera, se ajo ka nevojë për miratim parlamentar për të hyrë në fuqi. Gjyqtarët e gjykatës më të lartë të Izraelit i hodhën poshtë njëzëri kërkesat dje, duke thënë se nuk nevojitet drita jeshile parlamentare, por vetëm miratimi i Qeverisë.

Izraeli dhe Libani, dy vendet fqinje zyrtarisht në luftë, njoftuan pas negociatave intensive indirekte të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara se kishin arritur një marrëveshje për kufirin detar, duke hequr pengesat për shfrytëzimin e vendburimeve të gazit.

Sipas marrëveshjes, fusha e gazit Karish ndodhet tërësisht në ujërat izraelite. Libani do të ketë të gjitha të drejtat për të shfrytëzuar fushën e Qanës, një pjesë e së cilës ndodhet në ujërat izraelite, për të cilën Izraeli do të marrë kompensim.

Fillimi i shfrytëzimit të gazit në fushën e Karishit do t’i lejojë Izraelit të rrisë prodhimin e gazit dhe dërgimin e tij përmes tubacionit në Egjipt, si dhe transportin me anije në Evropë.

Izraeli aktualisht po shfrytëzon fushat e Tamar dhe Leviathan në Mesdheun lindor dhe ka treguar se dëshiron të fillojë së shpejti prodhimin e fushës Karish.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments