16.9 C
Tetovo
E enjte, 3 Tetor, 2024
BallinaLajmeLajm i mirë për diasporën në Gjermani, doktori tetovar Ardian I.Mustafai hap...

Lajm i mirë për diasporën në Gjermani, doktori tetovar Ardian I.Mustafai hap Qendër për Kardiologji dhe Mjekësi Interne

Mjeku tashmë i dëshmuar dhe që ka ndihmuar në shumë raste edhe shqiptarët nga rajoni, Ardian I.Mustafai ka shënuar suksesin e radhës – ka hapur Qendër Mjekësore për Kardiologji dhe Mjekësi Interne në Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mustafai në profilin e tij në “Facebook”.

“Të nderuar e të respektuar familjarë, miq, shokë, kolegë e dashamirë. Pas një punë disavjeçare në Gjermani si mjek, më në fund, prej 1 tetorit 2024 kam hapur Qendrën time Mjekësore për Kardiologji, Mjekësi Interne, Familjare, Nefrologji dhe Diabetologji (Inhaber und Geschäftsführer/CEO). Qendra Mjekësore gjendet në zemër të industrisë Gjermani mes Duisburg-Düsseldorf-Essen pra në Mülheim an der Ruhr”, njofton Mustafai.

Qendra mjekësore do ta ketë edhe faqen e internetit (www.medicus360.de) që do të jetë e qasëshme që nga 1 janari 2025.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments