Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, eka cilësuar një lajm të madh vendimin e sotëm të Presidencës së KE dhe Parlamentit Europian të cilët kanë miratuar marrëveshjen e përkohshme, që i jep dritën jeshile Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale Gonxhe shkruan se ky vendim shënon një moment historik në rrugëtimin e vendeve të Ballkanit drejt anëtarësimit në BE.