Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe i emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, janë takuar të hënën me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana. Ndër të tjera në takim është biseduar edhe për gjetjen e një zgjidhjeje mes Kosovës dhe Serbisë.
Për takimin është njoftuar në faqen në Twitter të Misionit të SHBA-së në NATO.
“Paqja dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm për gjithë evropianët. SHBA-ja dhe aleatët tanë të NATO-s, dhe BE-ja, janë të përkushtuar për të punuar me Serbinë & Kosovën për gjetjen e një zgjidhjeje dhe një rruge para në interes të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies të gjitha komuniteteve”, është shkruar nga Misioni i SHBA-së në NATO.
Peace and stability in the Western Balkans is important for all Europeans. The United States, our @NATO Allies, and the EU are committed to working with Serbia & Kosovo to find a solution and way forward in the interest of the stability, safety, and well-being of all communities. pic.twitter.com/w9oLrK4vli
— US Mission to NATO (@USNATO) January 9, 2023