3.9 C
Tetovo
E shtunë, 31 Janar, 2026
BallinaLajmeLajçak jep dorëheqjen pas publikimit të komunikimeve me Jeffrey Epstein i cili...

Lajçak jep dorëheqjen pas publikimit të komunikimeve me Jeffrey Epstein i cili i ofroi “gratë dhe motrat e tyre” ish-përfaqësuesit sllovak në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ish-i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i këshilltarit të kryeministrit sllovak Robert Fico, pasi komunikimet e tij me të dënuarin për krime seksuale, Jeffrey Epstein, u bënë publike.

Kryeministri Fico njoftoi se do ta pranonte dorëheqjen e Lajçakut, ndërsa kritikoi kundërshtarët e tij, të cilët, sipas tij, nuk i kishte parë “me kaq shumë hipokrizi” për një kohë të gjatë.“Miro e ka dëshmuar edhe një herë veten si një diplomat i shkëlqyer dhe unë e pranoj ofertën e tij për t’i dhënë fund bashkëpunimit tonë, megjithëse të gjithë ne, jo vetëm unë, po humbasim një burim të jashtëzakonshëm përvoje në diplomaci dhe politikë të jashtme. Është e çuditshme që një simbiozë e ngjashme e medias, opozitës dhe partive qeveritare nuk e shënjestroi liderin e opozitës Simecek, i cili, përmes mashtrimit me grante në nivelin e Sllovakisë dhe BE-së, përfaqëson një rrezik shumë më të madh për reputacionin e vendit tonë sesa këshilltari i kryeministrit, Miroslav Lajçak”, ka thënë Fico në një deklaratë, transmeton gazeta Dnevnik N.

Dokumente të reja gjyqësore në lidhje me Jeffrey Epsteinin u publikuan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të premten, dhe midis tyre është komunikimi i Lajçakut.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka publikuar më shumë se tre milionë dokumente të reja nga të ashtuquajturat “Dokumentet Epstein”, të cilat përfshijnë edhe emrin e politikanit sllovak dhe ish-përfaqësuesit të lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Miroslav Lajčák. Në mesazhet e publikuara, manjati i ndjerë financiar dhe i dënuari për krime seksuale, Jeffrey Epstein, dyshohet se i ka ofruar Lajčák “gra dhe motrat e tyre”, gjë që diplomati sllovak e mohon kategorikisht, raporton portali Kliks.ba. Raportoi Skopje1.mk.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments