https://tv21.tv/lagjja-146-ne-tetove-30-vjet-pa-uje-kasami-premton-se-deri-ne-vjeshte-do-te-kene
Edhe pse ka rreth tre mijë shtëpi dhe është një ndër lagjet më të mëdha të komunës së Tetovës, rruga 146 vazhdon të përballet me mungesën e ujit të pijshëm.Në temperatura të larta, banorët detyrohen të dalin dhe të mbushin në çezmat publike, ndërsa për higjienë e përdorin ujin e përrenjve nga mali Sharr.-Ujë kemi por i turbullt është, ujë të turbullt kemi. Një orë ka, dhjetë nuk ka. Në këto temperatura paramendoje ma si jemi. Kemi shpresë se do na e sjellin ujin sepse na kanë premtuar, por a do të bëhet apo jo nuk e dimë. Kanë filluar punimet, por a do vazhdojnë apo jo se di.
-Lagja Bregu i Diellit nuk ka ujë të pijshëm, nga puset, cisternat, mbushim kështu mbytemi tash e 25 vite me radhë. Thonë se punojnë atje dhe janë duke u përpjekur ta furnizojnë lagjen me ujë të pijshëm.Hiq nuk kemi, shumë dobët, për të pirë nuk ka hiq, për të pitë tek kanaku merremi me llofka atje ujë keq me mbeturina katastrofë. Mbushim tek “Arabati”, atje problem, thonë se janë duke punuar po se di. Mendojmë, po asnjëherë, të gjithë gënjejnë, të gjithë gënjejnë 31 vite jam këtu të gjithë gënjejnë me bure mbaj ujë, 31 vite me kovë lahem, turpi i madh.
Kreu i komunës premton zgjidhje deri në vjeshtë! Shton se terreni është shumë i vështirë, por po punohet.
“Po punohet intensivisht lart. Për momentin në komunë të Tetovës janë mbi pesë projekte që janë duke u realizuar. Në këtë situatë nuk bëjmë fushatë në këto situata andaj nëse doni, mund bashkë të dalim dhe të shohim punimet që bëhen, por, terreni është shumë i papërshtatshëm dhe punimet nuk ecin ashtu siç duam ne. Por për momentin që po flasim ka punime në terren, unë besoj që shpejt edhe ky ujësjellës do jetë në përdorim për qytetarët e lagjes 146”, tha Bilall Kasami, Kryetar i Tetovës.
Ky projekt është premtuar nga të gjithë kryetarët e deritanishëm të Tetovës.