8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKy është serbi i arrestuar për sulm ndaj gazetarëve

Ky është serbi i arrestuar për sulm ndaj gazetarëve

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një serb të inplikuar në sulmet ndaj gazetarëve kosovarë në Leposaviq.

Mediat kosovare mësojnë se bëhet fjalë për Urosh Vukashinoviç.

Ndryshe, PK-ja ka bërë te ditur se sot, në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar i dyshuari i radhës mashkull serb U.V., me vendbanim në një fshat të komunës së Leposaviqit, i dyshuar për përfshirje në një rast sulm ndaj mediave/gazetarëve.

Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023.

Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Angazhimi dhe përkushtimi i Policisë së Kosovës, do të vazhdojë për ruajtje të rendit dhe sigurisë publike, për sundim të ligjit dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar që bien në kundërshtim me rendin dhe ligjin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments