10.5 C
Tetovo
E diel, 9 Mars, 2025
BallinaLajme​Ky është rezultati i të gjitha votave nga zgjedhjet në Kosovë

​Ky është rezultati i të gjitha votave nga zgjedhjet në Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje, bashkë me Listën Guxo dhe Alternativën, kanë marrë më së shumti vota, duke përfshirë rezultatet preliminare, votat e diasporës, me kusht dhe të personave me aftës të kufizuara. E dyta mbetet Partia Demokratike e Kosovës, pastaj Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në koalicion me Nismën dhe të tjerët.

Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nëse përfshihen votat e 9 shkurtit, të diasporës, ato me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara, del se LVV ka marrë gjithsejtë 396 mijë e 22 vota, PDK gjithsejtë 196 mijë e 353 vota, LDK mori 171 mijë e 249 vota dhe koalicioni AAK dhe të tjetër kanë marrë 66 mijë e 226 vota.

Nga numërimi i votave në Qendrat e Numërimit nëpër komuna, Lëvizja Vetëvendosje, mori 345 mijë e 760 vota të rregullta ose 40.90 %, derisa nga votimi me postë i diasporës, kjo parti ka marrë 31 mijë e 963 vota ose 51.57 %. Ndërsa, në përfaqësi diplomatike ka marrë 12 mijë e 261 vota ose 80.71 %.

Kurse, nga votimi me kusht, LVV mori 5 mijë e 214 vota ose 44.25 % dhe 824 vota ose 31.88 % nga personat me aftësi të kufizuara.

E Partia Demokratike e Kosovës, nga votat e rregullta mori 186 mijë e 302 vota ose 22.04 %, derisa nga votimi me postë i diasporës, ka marrë 5 mijë e 878 vota ose 9.48 %. Ndërsa, në përfaqësi diplomatike ka marrë 1 mijë e 175 vota ose 7.73 %.

Nga votimi me kusht, PDK ka marrë 2 mijë e 377 vota ose 20.17 % dhe 621 vota ose 24.02 % nga personat me aftësi të kufizuara.

Për Lidhjen Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit, ishin 149 mijë e 95 vota të rregullta ose 17.64 %. Nga votimi me postë i diasporës, kjo parti ka marrë 18 mijë e 933 vota ose 30.55 %. Ndërsa, në përfaqësi diplomatike ka marrë 1 mijë e 109 vota ose 7.30 %.

Sipas KQZ-së, LDK nga votimi me kusht mori 1 mijë 607 vota ose 13.64 % dhe 505 vota ose 19.54 % nga personat me aftësi të kufizuara.

Kurse, për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët, Intelektualët, vota të rregullta ishin 63 mijë e 35 vota ose 7.46 %. Nga votimi me postë i diasporës, kanë marrë 2 mijë vota 3.23 %. Ndërsa, në përfaqësi diplomatike kanë marrë 299 vota ose 1.97 %.

Për këtë koalicion kanë votuar 663 persona me kusht ose 5.63 % dhe nga personat me aftësi të kufizuara, ky koalicion mori 229 vota ose 8.86 %.

Në zgjedhjet parlamentare të Kosovës të mbajtura më 9 shkurt 2025, numri i përgjithshëm i votuesve ishte 838,763, që përbën një pjesëmarrje prej rreth 42.5% të votuesve të regjistruar, ose më pak se në vitin 2021 dhe 2019.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments