Me 97 vota “pro”, deputetët në seancën e sotme parlamentare kanë votuar vendimin për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Përbërja e re e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) përfshin Cveta Ristovska, Tatjana Dimitrovska, Sofia Spasova Medarska, Servet Demiri, Besnik Xhemailji, Biljana Karakashova Shulev dhe Zoran Bogoevski.
Komisioni i ri duhet të fillojë funksionimin më 8 shkurt.
Për kryetar dhe anëtarë të DKSK-së janë regjistruar 41 kandidatë, të cilët janë marrë në pyetje nga Komisioni Përzgjedhës më 23, 24 dhe 25 nëntor.