9.3 C
Tetovo
E hënë, 30 Shtator, 2024
BallinaLajmeKuvendi me nivel shumë të dobët të debatit

Kuvendi me nivel shumë të dobët të debatit

Deputetët mbajnë nivel shumë të ulët të cilësisë së debatit në Kuvend. Instituti për Demokraci “Societas Civilis” në raportin e tij për Kuvendin ka konstatuar se nga 1 në 10, nota mesatare për cilësinë e debatit në Kuvend në gjysmën e parë të vitit 2023 është 5,5, shkruan Alsat.

“Me notën 5,5, diskutimi në Kuvend nuk merr notën minimale të nevojshme për t‘u cilësuar si një debat i shëndetshëm, veçanërisht duke pasur parasysh notat e dobëta rreth hapjes për pranimin e argumenteve të të tjerëve dhe ndryshimin e pikëpamjeve të tyre për shkak të argumenteve më cilësore të paraqitura në debat. Në përgjithësi, cilësia e debatit, si në periudhat e mëparshme, është e ulët, me shumë hapësirë për përmirësim”, thonë Instituti për Demokraci “Societas Civilis”.

Deputetët e opozitës ishin më aktivë me pjesëmarrjen në diskutime, duke marrë pjesë në 76% të diskutimeve të monitoruara, ndërsa deputetët e pushtetit morën pjesë në 24%. Deputetët që qëndruan më gjatë në foltoren e Kuvendit janë: Dajanço Eftimov, Zdravko Trajanov dhe Beti Stamenkoska Trajkoska, të tre nga koalicioni i drejtuar nga VMRO-DPMNE.

Në periudhën janar – qershor 2023, 72% e nismave dhe akteve ligjore janë monitoruara janë kryer me procedurë normale, 16% me procedurë të shkurtuar, ndërsa 12% e akteve të monitoruara në Kuvend janë shqyrtuar me flamur evropian.

“Deputetët duhet të përdorin me kujdes dhe në mënyrë minimale procedurën e shkurtuar dhe procedurën për shqyrtimin e propozim – ligjeve me flamurin Evropian”, vazhdon tutje, Instituti për Demokraci “Societas Civilis”.

Raporti konstaton nivel të ulët të debatit dhe të argumentimit të fjalimeve dhe situata nuk dallon shumë mes pushtetit dhe opozitës.

“Në 49% të diskutimeve të analizuara, pjesëmarrësit nuk kishin argumente, ndërsa në 44% të diskutimeve të analizuara kishin argumentim të dobët, përkatësisht folësit ofruan arsyetim të pozicioneve të tyre, që nuk është i mjaftueshëm që të konsiderohet si një argument i plotë. Në vetëm 7% të diskutimeve të monitoruara folësit përdorën një argument për të shpjeguar pozicionin e tyre…”, thuhet nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis”.

Opozita dhe pushteti nuk dallojnë shumë në shkallën e argumentimit në fjalimet e tyre.”

Pjesëmarrja e grave deputete në diskutim është në nivel relativisht të lartë. Grupet e margjinalizuara rrallë herë zënë vend në fjalimet e deputetëve. / Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments