11.6 C
Tetovo
E martë, 8 Tetor, 2024
BallinaLajmeKuvendi Kombëtar i PD voton shkarkimin e Lulzim Bashës

Kuvendi Kombëtar i PD voton shkarkimin e Lulzim Bashës

“Komisioni për ringritjen” merr drejtimin e PD deri në zgjedhjen e kryetarit

4935 delegatë të Kuvendit Kombëtar kanë votuar për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kryetar i Partisë Demokratike.

Mocioni erdhi pas propozimit të bërë nga 7 deputetë dhe 15% e delegatëve të Kuvendit.

Kuvendi vendosi të votojë me votim të fshehtë shkarkimin e Bashës për thyerje të rënda të statutit të PD për marrje të kompetencave.

Ky vendim më pas do të kalojë në të gjitha degët ku përmes një referendumi do të pyetet e gjithë anëtarësia e PD.

Kjo vendimarrje erdhi pas ndryshimeve statutore që u miratuan nga delegatët e Kuvendit, amendime këto që u propozuan nga deputeti Oerd Bylykbashi.

Deri në Kuvendin e 22 Marsit që do të votojë rishikimin e statutit dhe zgjedhjen e organeve të reja të Partisë Demokratike kompetencat do t’i kalojnë për një periudhë tranzitore një komisioni me 29 anëtarë.

Pjesë e ndryshimeve statutore është edhe rikthimi i vulës dhe simboleve të PD.

Sakaq një tjetër ndryshim statutor është edhe legalizimi i fraksioneve, vendosjen e primareve në zgjedhjen e organeve drejtuese të PD.

Me ndryshimet e reja shkurtohet edhe numri i anëtareve të forumeve drejtuese. Të gjitha ndryshimet bashkë me zgjedhjen e kryetarit të ri do të votohen në kuvendin e radhës që mblidhet në një tjetër datë të rëndësishme për PD-në, më 22 Mars të vitit 2022.

Kuvendi i jashtëzakonshëm miratoi gjithashtu edhe anulimin e mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të 18 Dhjetorit, të thirrur nga Lulzim Basha, datë në të cilën delegatët vendosën mbajtjen e referendumit për të konfirmuar vendimin për shkarkimin e Bashës.

Tv Klan

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments