Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim deklaratën “Për pafajësinë e udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Deklarata, e paraqitur nga Igli Hasani, shpreh mbështetje të plotë për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, duke theksuar se lufta e UÇK-së ishte legjitime dhe në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare.Kuvendi bën thirrje për një proces të drejtë dhe të paanshëm në Dhomat e Specializuara në Hagë dhe angazhohet për mbrojtjen e së vërtetës historike dhe dinjitetit të luftës çlirimtare të Kosovës.
Deklarata i është transmetuar institucioneve ndërkombëtare dhe qeverive mike, ndërsa disa ditë më parë Prokuroria Speciale kërkoi 45 vjet burg për secilin të akuzuar, ose 180 vjet gjithsej.
