12.1 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKuvendi bisedoi për zgjedhjen e anëtarëve në komisione dhe trupave rregullatorë, opozita...

Kuvendi bisedoi për zgjedhjen e anëtarëve në komisione dhe trupave rregullatorë, opozita akuzon për partizim

Deputetët sot në vazhdim të seancës së 135-të plenare, debatuan për emërimin e anëtarëve në disa komisione dhe trupave rregullatorë dhe përfunduan me debatin e përgjithshëm rreth tyre, por siç paralajmëroi nënkryetar i Kuvendi Goran Misovski, për to do të votohet në mënyrë shtesë.

Përfundoi debati për Propozim-vendimin për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi, ndërsa deputetët e VMRO-DPMNE-ë opozitare vlerësuan se me përbërjen e propozuar të kandidatëve Dragana Dërndarevska, Flora Kadriu, Dushan Tomiq dhe Zekir Abdullov po partizohet Komisionit. Pushteti, siç thanë, nuk lejuan hyrjen e kandidatëve më të mirë. Apeluan që kandidatët që nuk e kaluan përzgjedhjen paraprake, ndërsa nga të cilët siç vlerësuan ka pasur shumë kuadro cilësorë, të paraqesin parashtresë dhe ta kundërshtojnë konkursin.

Koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski tha se shumica qeveritare e BDI-së dhe LSDM-së propozon kandidatë partiakë, ndërsa vërejtje konkrete ka bërë për kandidatin Zekir Abdullovin.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së akuzuan edhe për partizim dhe mospërmbushje të kritereve themelore edhe për anëtarët e propozuar të Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE).

Ane Leshkoska nga VMRO-DPMNE tha se për kandidatin Vlladimir Stanivukoviqin duhet të thuhet nëse është kryetar aktual i Organizatës Komunale të LSDM-së në Komunën e Karposhit.

Përveç Vlladimir Stanivukoviqit, menaxher i diplomuar në logjistikë biznesi, për anëtarë të AKE-s është propozuar edhe Ervin Rexhepagiqi, inxhinier i diplomuar në elektronikë – teknologji informatike.

Bashkëpartiaku i Leshkoskës, Bojan Stojanovski, apeloi që kandidatët e propozuar të mos i pranojnë emërimet sepse “pushteti po i vë në problem sepse do të përgjigjeshin për angazhimin me mosplotësim të kushteve”.

Bashkëpartiaku i tij Zdravo Trajanovi, ndërkaq, në debatin për Propozim-vendimin për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Shkallën e Dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës kundërvajtëse, tha se pushteti ka propozuar plotësime të Ligjit për këtë komision.

Në seancë u përmbyll edhe debati për propozimin që anëtar i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për Supervizion të Sigurimit Pensional të Financimit Kapital të emërohet Mentor Jakupi, të cilit i vazhdohet angazhimi në atë institucion, ndësa Borçe Gruevski anëtar i Komisionit. të Agjencisë së Postës.

Përfundoi debati i përgjithshëm dhe sipas Propozim-vendimit për zgjedhjen e një shoqate nga fusha e të drejtave të njeriut, ligjit për polici dhe gjyqësisë për mekanizmin për kontroll civil në përbërje të Avokatit të Popullit.

Në rendin e ditës të seancës, ndër pikat e pashqyrtuara të rendit të ditës, janë edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për buxhete, me procedurë të shkurtuar, Propozim-ligji për falje, në lexim të parë, Raporti i Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023…

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments