Gjykata Kushtetuese vendosi të mos fillojë procedurë për kushtetutshmërinë e disa ligjeve që i lejuan konsorciumit “Behtel dhe Enka” të përshpejtojnë ndërtimin e autostradave të korridoreve 8 dhe 10.
Komiteti i Helsinkit dhe një avokat nga Prilepi u përpoqën të kundërshtojnë ligjet për partneritet strategjik, shpronësimit dhe planit urbanistik, por Kushtetuese hodhi poshtë nismat e tyre.
Para Gjykatës kushtetuese kohë më parë ishte edhe plotësimi i ligjit për marrëdhëniet e punës, i cili mundësoi më shumë orë pune për personat që do të marrin pjesë në ndërtimin e autostradave, por iniciativa nuk ishte pranuar.