6.7 C
Tetovo
E hënë, 24 Shkurt, 2025
BallinaLajmeKushtetuesja e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës zhvillojnë takim në Tiranë

Kushtetuesja e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës zhvillojnë takim në Tiranë


Në Tiranë është zhvilluar një takim mes Gjykatës Kushtetuese së Shqipërisë dhe një delegacioni të Gjykatës Kushtetuese së Kosovës.

Sipas një njoftimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese së Shqipërisë, më këtë takim u organizua një tryezë pune mes përfaqësuesve të të dyja gjykatave, me qëllim prezantimin dhe diskutimin e çështjeve më të spikatura të shqyrtuara nga secila gjykatë gjatë vitit 2024, transmeton Klankosova.tv.

“Punimet e tryezës u zhvilluan në dy sesione – në sesionin e parë referuan prezantimet e tyre Kryetarja Holta Zaçaj dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Mariana Semini, si dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Remzije Istrefi – Peci dhe Nexhmi Rexhepi ( Kryetar i zgjedhur, mandati i të cilit fillon më 31 dhjetor 2024). Në sesionin e dytë referuan gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Ilir Toska, dhe gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Jeton Bytyqi”, thuhet në njoftim.

“Në përfundim të aktivitetit pjesëmarrësit shprehën vlerësimin se tryezat e punës të kësaj natyre ofrojnë mundësinë jo vetëm për të përfituar nga ndarja e eksperiencave dhe jurisprudencave respektive, por edhe kontribuojnë në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve të qëndrueshme mes dy institucioneve kushtetuese”.

Ndërkaq gjatë ditës së sotme në Prishtinë u mbajt mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments