Këshilli Gjyqësor njofton se i ka dërguar ftesë me shkrim kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, ku e thërret në takim pune me anëtarët e Këshillit, lidhur me zhvillimet e fundit dhe shkrimet e publikuara në mediat për presionet politike ndaj gjyqtarëve të gjykatës më të lartë, përcjell TV21. Nga Këshilli Gjyqësor theksojnë se si organ, sipas ligjit ka detyrim të sigurojë dhe garantojë autonominë dhe pavarësinë e autoritetit gjyqësor dhe vendimmarrje të lirë gjyqësore pa asnjë ndikim dhe presion.
Gjatë ditës së djeshme, opozita shqiptare mbajti konferencë për media para Gjykatës Supreme dhe akuzoi se BDI po ushtron presion ndaj gjykatësve të Supremes që ta aktualizojnë amnistinë e ish-presidentit Ivanov dhe në këtë mënyrë mundësojnë kthimin e papenguar të Nikolla Gruevskit.