Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se kërkesat e studentëve që janë në bllokadë po bëhen gjithnjë e më të pakuptimta.
“Kur dikush bën një revolucion të ngjyrosur, mospërballja është terren i përshtatshëm – këtë e kam mësuar nga miqtë e mi kinezë. Kur lë një terren bosh, e sheh gjithë egërsinë e tyre. Atëherë do të rrihnin dhe maltretonin njerëz, mendojnë se janë të fuqishëm sepse janë në turmë. Duhej të kishim filluar më herët me kundërshtim të qartë, politik. Sa më shumë bie fuqia e bllokuesve, aq më shumë zgjerohen kërkesat. Kërkesa e gjashtë është e pakuptimtë.”Ai tha se kërkesa e gjashtë vjen drejtpërdrejt nga Kurti.
“Ai i telefonoi argatit të tij nga qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe i urdhëroi të shkruajë një komunikatë kundër meje, dhe këta, si mustakë, u kapën dhe më pyetën se kush më kishte lejuar të vizitoja pacientët. Dhe ajo nuk ishte ndonjë dhomë shumë sterile, isha i pajisur siç duhet, bakteret nuk janë pleshta që të kërcejnë përreth. Doja të tregoja kujdes për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Në fund u thashë që unë isha fajtori, nuk e kishte aprovuar mjeku, hyra me forcë”, tha Vuçiq.