4.3 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKush pritet të drejtojë ASH-në pas dorëheqjes së tij? Ja çfarë thotë...

Kush pritet të drejtojë ASH-në pas dorëheqjes së tij? Ja çfarë thotë Ziadin Sela

Pas njoftimit për dorëheqje nga posti i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela falënderoi mbështetësit e tij të deritanishëm ndërkaq premtoi se ASH-ja do të vazhdojë punën, për siç tha Sela “për t’i çuar shqiptarët në vendin ku e meritojnë në trojet e tyre”, përcjell TV21. Sela tha se fillimisht organet e partisë në ditët në vijim do të caktojnë ushtrues të detyrës kryetar partie.

Ju bëj thirrje të gjithë Aleancës dhe anëtarëve të Aleancës për Shqiptarët që këtë moment ta marrin si moment reflektimi, të vazhdojnë të qëndrojnë fort me Aleancën për Shqiptarët, natyrisht që ne si subjekt politik, organet e kësaj partie në të ardhmen do të mbajmë edhe Kuvendin Qendror të saj, nuk më takon mua që të emërojë dikën ushtrues detyre apo gjëra të tilla sepse do të quhej një lojë , përkundrazi kjo i takon organit më të lartë të partisë ndërmjet dy kongreseve të cilët në ditët në vazhdim do të infomrojnë se kur do ta mbajnë mbledhjen e parë, ku do të emërohet u.d. kryetar i ASH-së”, tha Sela.

I pyetur nëse Arben Taravari do të marr drejtimin e partisë, Sela u përgjigj:

Këto janë çështje për të cilat vendosin organet e partisë, do të ishte jokorrekte nga ana ime që unë të bëj përzgjedhje sepse unë nuk dua që të vendosen në funksion lojëra, ku di unë… u largua vetë, vendosi dikë tjetër, prandaj jam shumë i kujdesshëm dhe këto çështje ua lë në dorë organeve të partisë”, tha Sela.

Ndryshe, Sela sot tha se arsyet për dorëheqjen e tij janë zgjedhjet e djeshme për këshilltarë në komunën e Tetovës, ku ASh-ja nuk arriti të sigurojë asnjë këshilltarë me 777 votat e fituara./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments