Llogaria zyrtare në Twitter e Misionit të Maqedonisë në BE përdoret gjithashtu për biseda private. Kështu, një bisedë në Twitter u botua në rrjetet sociale në lidhje me ilaçin për sulmet akute “Nomigren”. Bisedës i bashkohet gazetarja pro-qeveritare Tanja Milevska e cila pyet se cili është emri gjenerik i ilaçit.
Profili zyrtar i misionit maqedonas i përgjigjet kësaj, “Maja e piu atë, pyete atë”.
Pasi u botua biseda “farmaceutike”, përgjigja nga Misioni i BE u fshi menjëherë nga Twitter.