Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka promovuar ndërtimin e murit mbajtës në rrugën për në banjën e qytetit murë mbajtës të cilin komuna e Tetovës e promovoi si invesim të saj, por që përfaqësuesit komunal kishin haruar që pas shpinës së kryetarit të mbulonin pllaketën ku shënon se investitorë është qeveria e Maqedonisë së Veriut, UNDP dhe ambasada e Zvicrës.
Këshilltari i Bashkimit Demokratik për Integrim në këshillin e komunës së Tetovës, Liridon Disha ka reaguar përmes një postimi duke pyetur Kasamin se kush janë investitorët e këtij muri mbajtës, duke shtuar më tej se pse komuna e Tetovës ka nevoj të gënjej.