Iniciativa e qytetarëve “Kush e ka radhën” për të shtunën, 29 mars, në ora 11 paralajmëron tubim të ri protestues, kësaj here para Kuvendit. Në paralajmërimin për tubimin i publikuar në rrjetet sociale, nga Iniciativa theksojnë – “Kur ata shkojnë në pushim, vijmë në para Kuvendit” – duke aluduar në pauzën dyjavore të aktiviteteve të deputetëve në Parlament pas tragjedisë në Koçan.
“Kur ata i paketojnë valixhet, ne e mbushim rrugën. Kur ata shkojnë në pushim, ne vijmë para Kuvendit. Jo sepse nuk kemi se çfarë të bëjmë. Por sepse kemi çfarë të themi. Pse mblidhemi para Kuvendit? Sepse nuk heshtim. Sepse kemi kërkesa që nuk mund të presin. Sepse demokracia nuk shkon në pushim”, thuhet në paralajmërimin për tubimin.Potencojnë se ngjarja do të jetë e ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë “Kush e ka radhën” do t’i prezantojë kërkesat e tyre në tërësi, ndërsa në pjesën e dytë, siç shtojnë, mikrofoni do të jetë i hapur për çdo qytetar që dëshiron ta thotë mendimin e tij rreth kërkesate ose të ndaj qëndrimin e tyre për gjendjen aktuale.
“Qytetarët do të flasin. Do të kritikojnë. Do të mbështesin. Do ta thonë atë që kanë grumbulluar me vite. Kjo është hapësirë për zërin që nuk dëshirojnë ta dëgjojnë. Kjo është hapësira juaj. Hapësira jonë. Shihemi para Kuvendit. Ngjarja do të zgjasi derisa ka qytetarë të cilët duan të dëgjohen. Nëse ke çfarë të thuash – përgatite në shtëpi dhe thuajse para të gjithëve. Mos prit të të ftojnë. Le të jetë kjo thirrja juaj!”, thonë nga Iniciativa “Kush e ka radhën”.
Mrashi i fundit protestues i iniciuar nga “Kush e ka radhën” u mbajt më 24 mars. Organizatorët e protestës porositën se presin përgjegjësi për të gjithë të involvuarit me tragjedinë në Koçan, por edhe me të gjithë tragjeditë paraprake.

