Komuna e Tetovës më 10 Nëntor të vitit të kaluar nënshkriu marrëveshje për Partneritet Publik Privat me kompaninë sllovene të Grupacionit “Saubermacher” e cila do të menaxhojë me mbeturinat e qytetit, të Tetovës e cila po zhytet çdo ditë e më shumë në grumbuj mbeturinash gjithëandej, shkruan Top24
“Edhe një problemit po i gjejmë zgjidhje, kështu duke dëshmuar përkushtimin dhe angazhimin tonë ndaj qytetit. Nga sot e tutje Tetova do ketë një problem më pak, nga shumë probleme të shtresuara nga e kaluara!” deklaroi kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Por kjo si duket nuk ndodhë edhe pse komuna publikoi sjelljen e disa kontenjerëve si pjesë e fazës së parë.
Ajo që qytetarët i ka vënë në dyshim nëse edhe problemi i mbeturinave është pjesë e Piarit të kryetarit të komunës ashtu siç ndodhi me stadiumin e qytetit, pasi në vizitën e tij zyrater që kryetari i komunës së Tetovës po realizon në Autsri së bashku me zëvendës drejtorin e NPK-së, Daut Memishin dhe kryetarin e këshillit Besar Durmishi kanë vizituar një kompani austriake që meret me menaxhimin e mbeturinave duke shkruar:
“Me Karl Hartleb, Drejtori i Qendrës për bashkëpunim ndërkombëtar folëm për mundësinë që edhe Tetova të jetë pjesë e bashkëpunimit ndërkombëtarë me të vetmin qëllim thithjen e investimeve të huaja dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Takimin e përmbyllëm me një vizitë në fabrikën “Saubermacher” duke e parë për së afërmi funksionimin e saj si dhe mundësinë e ndërtimit të saj edhe në qytetin tonë për të zgjidhur problemin me mbeturinat jo vetëm për Tetovën por edhe për rajonin e Pollogut duke i recikluar ato.”
Ndryshe qytetarët e Tetovës vazhdojnë të presin një zgjidhje afatgjate për largimin e mbeturinave në qytet.Top24