22.9 C
Tetovo
E mërkurë, 25 Shtator, 2024
BallinaLajmeRajonKusari-Lila Ramës: Mbylleni Ballkanin e Hapur, në kohë vere akulli mund të...

Kusari-Lila Ramës: Mbylleni Ballkanin e Hapur, në kohë vere akulli mund të shkrihet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila i ka propozuar kryeministrit shqiptar Edi Rama që ta mbyllë “Ballkanin e Hapur”, pas tensioneve në rritje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Reagimi i Kusari-Lilës vjen pas një qëndrimi të sotshëm të Ramës, i cili ka paralajmëruar Serbinë për ngrirje raportesh nëse nuk liron tre policët kosovarë.“Kjo do të jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen”, ka shkruar sot Rama.

Ndërkaq, Kusari-Lila ka thënë me ironi se “është kohë vere dhe akulli mund të shkrihet”

“Më mirë mbylleni “Ballkanin e hapur” dhe do shihni si do të ngrihen fqinjët verior nga fryma e jugut.  Kidnapimi & mbajtja e policëve është arsyeja e kahmotshme pse kufinjtë e hapur me këtë  nuk bëjnë”, ka shkruar shefja e deputetëve të VV-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments