25.5 C
Tetovo
E hënë, 1 Korrik, 2024
BallinaLajmeKurti uron për fitoren kundër Izraelit: Emocionet do të na shoqërojnë deri...

Kurti uron për fitoren kundër Izraelit: Emocionet do të na shoqërojnë deri në fund të kualifikimeve

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar pas fitores së kombëtares së Kosovës kundër Izraelit.

Kurti u shpreh tejet i lumtur pas kësaj fitore.

Ai theksoi se emocionet e tilla duket se do të na shoqërojnë deri në fund të kampanjes kualifikuese.

“Ndeshje jo e lehtë sonte për ekipin tonë, por të cilën e kaluan me sukses. Fitorja e dytë radhazi për Kosovën, pas asaj me Andorrën. Tash drejt Zvicrës në një tjetër përballje futbollistike të veçantë, ku ndeshja e fundit në Prishtinë u karakterizua nga një barazim plot emocione. E mesa duket, emocionet do të na shoqërojnë deri në fund të këtyre kualifikueseve”, tha Kurti.

“Dardanët” fituan me rezultat 1:0 përballë izraelitëve në “Fadil Vokrri”.

Golin e vetëm e shënoi Milot Rashica, në minutin e 41-të.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments