15.5 C
Tetovo
E mërkurë, 21 Maj, 2025
BallinaLajmeKurti thotë se Abdixhiku ia refuzoi “mjaft ashpër” ofertën për koalicion, “i...

Kurti thotë se Abdixhiku ia refuzoi “mjaft ashpër” ofertën për koalicion, “i lutet” sërish për bashkëqeverisje

Kryeministri në detyrë, njëherit kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se oferta e tij për koalicion drejtuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, u refuzua mjaft ashpër nga kjo parti. Pavarësisht refuzimit nga LDK, Kurti sërish ka shprehur dëshirën për bashkëqeverisje me këtë parti, duke e përshkruar edhe si koalicionin ideal, shkruan Reporteri.net.

Kurti tha se oferta e tij erdhi meqë nga LDK u tha se për dalje nga ngërçi, duhet marrëveshje politike.

“Nga Lidhja Demokratike e Kosovës mu tha që nuk është vendi e koha për marrëveshje për procedurë, por duhet marrëveshje politike. Prandaj, unë i ofrova koalicion qeveritar LDK’së, gjë që u refuzua mjaft ashpër”, ka deklaruar Kurti në RTK.Sipas Kurtit, rruga përpara është që partitë të mos ia imponojnë njëra-tjetrës propozimet, duke shtuar se zgjedhja e Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit duhet të shkojnë si “paketë”.

Ai përsëriti edhe njëherë se nuk do të bëjnë kompromis për çështjen e Kryeparlamentarit, përkatësisht emrin e Albulena Haxhiut për këtë pozitë.

“Nesër nuk është pyetje Albulena, që është propozimi ynë, por është në pyetje pikërisht Komisioni për votimin e fshehtë.  Nëse opozita janë të sigurtë që Albulena nuk kalon përsëri, le ta provojmë votimin e fshehtë. Posa të konstituohet Kuvendi, do t’i kem 61 vota minimum për Qeverinë e re, por paraprakisht na duhet konstituimi”, shtoi Kurti.

Kurti zbuloi se pikërisht kjo pozitë ka qenë edhe arsyeja e dështimit të arritjes së një marrëveshje me Nismën Socialdemokrate.

Por, shprehu interesim për një koalicion me Limajn, në këmbim të ministrive.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments