2.9 C
Tetovo
E hënë, 7 Prill, 2025
BallinaLajmeKurti thërret Këshillin e Sigurisë: Serbia po tenton të pengojë krijimin e...

Kurti thërret Këshillin e Sigurisë: Serbia po tenton të pengojë krijimin e institucioneve të reja, po ndikon te deputetët joshumicë.

Serbia po ndërmerr hapa konkretë për të sabotuar formimin e institucioneve të reja të legjislaturës së nëntë, përmes ndërhyrjeve direkte dhe presioneve të shumta ndaj përfaqësuesve të komuniteteve joshumicë e joserbë. Kjo akuzë iu bë Serbisë gjatë një mbledhjeje urgjente të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, të thirrur të dielën nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti.Sipas komunikatës së lëshuar, Serbia akuzohet ka kryer “ndërhyrje flagrante ndaj sovranitetit shtetëror të Kosovës”.

“Në këtë mbledhje u konstatua se përveç ndërhyrjeve të Serbisë në fushatën zgjedhore dhe në zgjedhjet parlamentare në Kosovë të 9 shkurtit 2025, përmes Listës Serbe dhe kryeterroristit Millan Radoiçiq si kryetar “de facto” i saj, Serbia tash po ndërhyn te disa prej deputetëve të komuniteteve joshumicë e joserbë, që ta sabotojë themelimin e institucioneve të reja të legjislaturës së nëntë,” thuhet në komunikatë.

Kjo, siç thuhet aty, është realizuar përmes kërcënimeve, joshjeve dhe shantazheve të hapura ndaj deputetëve joshqiptarë, me qëllim të sabotimit të procesit të konstituimit të institucioneve të reja.

“Me kërcënime e joshje, dhe sidomos me shantazhe, ajo po orvatet të nxis tensione ndëretnike e ndërpartiake në Kosovë dhe ta destabilizojë Kosovën. Kjo paraqet ndërhyrje flagrante ndaj sovranitetit shtetëror, funksionimit demokratik dhe integritetit institucional të vendit tonë.

Lossless

47-годишен маж од Скопје: ќелавоста исчезна за 7 дена!

×

“Kjo paraqet ndërhyrje flagrante ndaj sovranitetit shtetëror, funksionimit demokratik dhe integritetit institucional të vendit tonë,” thuhet me tej në reagim.

Serbia u akuzua gjithashtu se po “ushtron trysni të paparë” ndaj serbëve të Kosovës për të marrë pjesë në tubimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd.

“Njëkohësisht, ndaj serbëve të Kosovës, Serbia po ushtron trysni të paparë për pjesëmarrje në tubimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd, e që është paralajmëruar për javën që vjen. Regjimi i Vuçiqit po synon eksportim të krizës në Kosovë dhe jo vetëm, teksa vetë ai ndodhet në krizën më të madhe ndonjëherë.”

Sipas njoftimit të lëshuar, në fokus të mbledhjes ishte edhe sulmi me granata dore më 1 prill ndaj zyrës së Postës së Kosovës në Zveçan — një akt që, siç thuhet në komunikatë, përfaqëson përshkallëzim i tensioneve në veri të vendit.

Në lidhje me këto zhvillime është kërkuar që të gjitha institucionet dhe mekanizmat e shtetit “ta mbajnë lart vëmendjen dhe gatishmërinë.”

“U raportua dhe diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë me theks te planet destabilizuese dhe ndërhyrjet kriminale të Serbisë. Më 1 prill pas mesnate u sulmua me dy granata dore zyra e Postës së Kosovës në Zveçan, nga të cilat njëra shpërtheu. Zyra e Postës në Zveçan është riparuar plotësisht dhe tani vijon normalisht dhënia e shërbimeve publike atje. Kur kësaj i shtojmë edhe arrestimin e mbrëmshëm të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë – nga të cilët njëri ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë, dhe krejt çfarë u është konfiskuar atyre – kërkohet që të gjitha institucionet dhe mekanizmat e shtetit ta mbajnë lart vëmendjen dhe gatishmërinë.”/(nacionale/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments