2.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKURTI: TË NDËRROHET EDHE EMRI I PRESIDENTIT, NGA GJORGE IVANOV NË BLERIM...

KURTI: TË NDËRROHET EDHE EMRI I PRESIDENTIT, NGA GJORGE IVANOV NË BLERIM REKA!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në tubimin promovues të kandidatit presidencial Blerim Reka, të mbajtur në Kumanovë. Ai ka thënë se vota më 21 prill është një vendim i rëndësishëm, por i lehtë. “Reka nuk duhet votuar vetëm për atë çfarë ai nuk është, por edhe për atë çfarë është. Unë kam nderin dhe kënaqësinë që ndodhem këtu në mesin tuaj, para një zgjedhje të rëndësishme, por besoj të lehtë. Blerimi nuk është i korruptuar, por ju nuk duhet ta votoni atë vetëm për atë që nuk është, por për atë që është. Ju e njihni Blerimin shkupjan, intelektual e publicist. Edhe unë e njoh shumë mirë, por unë e njoh edhe më mirë edhe si këshilltar i Adem Demaçit”, ka thënë Kurti. Ai ka thënë se pas ndërrimit të emrit të shtetit ka mbetur që të ndërrohet emri i presidentit, nga Gjorge Ivanov në Blerim Reka. /SHENJA/

Drejtpërdrejt nga Kumanova

Geplaatst door Blerim Reka op Zondag 7 april 2019
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments