7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Kurti, Sveçla e Vitia ia rrezikuan jetën Pacollit, duhet të përgjigjen”

“Kurti, Sveçla e Vitia ia rrezikuan jetën Pacollit, duhet të përgjigjen”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë për media pranë zyres së tij në Presidencë.

Thaçi ka folur edhe njëherë për rastin e Behgjet Pacollit dhe hyrjen në Kosovë.

Thaçi ka thënë se Kurti, Sveçla e Vitia duhet të sqarojnë se pse është rrezikuar jeta e deputetit Pacolli kur ka tentuar të aterojë në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

“Grupi i Kurtit, Sveçlës dhe Vitisë duhet të sqarojnë rrezikun e kanosjes së jetës se pse i është rrezikuar jeta ish-Presidentit Pacolli gjatë fluturimit të tij për në Prishtinë dhe pse ka devijuar në drejtim të Tiranës”, ka thënë ai.

Presidenti ka thënë po ashtu se ky grup i njerëzve kanë përgjegjësi ligjore për shtytjen në vetëvrasje të studentit në karantinën tek Qendra e Studentëve.

“Sikur që ka përgjegjësi morale dhe politike e ligjore  të japin, po ashtu ky grup i njerëzve për shtytjen në vetëvrasje të studentit nga konviktet në Prishtinë si dhe seleksionimin politik të të karantinuarve se kush duhet të qëndrojë e kush jo”, ka thënë ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments