7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRajonKurti s’dëshiron të ndalet’ sipas Vucic e shtoi se nuk sheh dalje...

Kurti s’dëshiron të ndalet’ sipas Vucic e shtoi se nuk sheh dalje nga krizë e pret çfarë do sjellin Escobar e Lajcak

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç pretendoi se i gjithë Perëndimi e di që është kryeministri Albin Kurti fajtor për nxitjen e krizave dhe ka kohë që e dinë por kjo s’iu kryen punë asgjë Serbisë sipas tij duke shtuar si zakonisht se ende ka standarde të dyfishta sipas tij nga bashkësia ndërkombëtare, transmeton Gazeta Metro.


Këtë të premte presidenti serb Vucic zgjodhi televizionin TV Prva për intervistë që i ngjajnë më shumë monologëve e nisi me pretendimin se ekipi i tij i prej 5 këshilltarëve për marrëdhënieve me publikun e kanë këshilluar të mos paraqitet idhnak e pesimist por ai s’mundet të përmbahet. Pastaj zgjodhi të kritikojë televizionin pasi nuk po shfaqin pamjet e duhura të konfliktit të protestuesve serbë me njësitet e KFOR në Zveçan, që sipas tij u nxit nga policia e Kosovës që tentoi të kapte Igor Simiç e Listës Serbe.

Ai tutje u lëvdua se takimi në Moldavi ishte paraqitja e tij më mirë dhe më e fuqishme e tij në bisedë me Scholz dhe Macron duke shtuar se situata mbetet e ndërlikuar megjithatë. Në asnjë mënyrë nuk guxojnë  të hyjmë në konflikt me NATO tha duke shtuar se duhet mbrojtur serbët poashtu dhe se nuk sheh edhe fort zgjidhje të krizës.

“Tani më thonë të lumtë si i godite. E dini ju çfarë probleme do të kenë ata njerëz atje. Kur duhet t’u ndihmojmë popullit bërtisni ‘shkoni në Kosovë’, e jo ‘po shkojmë në Kosovë’. Situata është e ndërlikua, biseda me Scholz dhe Macron ishte shumë e vështirë, deri tani paraqitja ime më e fuqishme. Çfarë nuk u thashë, Brenda kufijve të të lejuarës. I respektoj që të dy, për Macron mund të them se e kam edhe ca mik, shpesh shkëmbejmë porosi, edhe për çështje private. Me Scholz më pak, por e respektoj jashtëzakonisht. Tek kur të takoj Escobar dhe Lajcak e t’i shoh ato ide, pastaj do t’i thërras serbët nga Kosova e Metohija që të konsultohem. Unë nuk e kuptoj si dikush e mendoi që të dalim nga kjo” tha Vuçiç.

Ai vazhdoi me këtë retorikë të viktimizimit dhe uljes së pritshmërisë pasi sipas tij perëndimorët si zakonisht ia bëjnë me hile Serbisë. As zgjidhja e ofruar e zgjedhjeve të përsëritura nuk ia mbush syrin pasi s’fitojnë gjë serbët sipas tij.

“Ai e di që çfarë do që të bëjë amerikanët, anglezët dhe gjermanët, të tjerët jo edhe aq, do të jenë për atë që të ruhet pavarësie e të ashtuquajturës Kosovë, e serbëve nuk duhet lejuar ta rrezikojnë integritetin territorial të Kosovës, dhe se në asnjë mënyrë të lejohet kthimi i policisë serbe në Kosovë e Metohi, e të mos iu lejohet autonomi e vërtetë serbëve në Kosovë. Për të gjitha të tjerat është fajtore Serbia. Tash, kur është e qartë që ai po i nxit krizat siç bë çdo ditë që e dinim të gjithë. Këtë e dinim të gjithë në ambasadat perëndimore këtu. Edhe sot BE doli me komunikatë për të dy palët. Çfarë lëshime të bëjnë palët. Që serbët të dalin në zgjedhje dhe të fitojnë çka? Asgjë. E ata të sundojnë me 3 përqind. E kur pyesni për Asociacion të Komunave Serbe, thonë se për këtë duhet të punohet. S’ka çfarë të punohet, gjithçka është zgjidhur, si zotin po iu lus, mbushuni mend o njerëz. Ky nuk dëshiron të ndalojë së dërguari njësitet speciale. Sot një shqiptar e kishte shkruar një tekst të mirë ‘Kurti ëndërron luftën’. Ai dëshiron të jetë Zelensky” tha Vuçiç.

Emisarët specialë të SHBA dhe BE, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak, do të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë me 5 dhe 6 qershor në përpjekje për të zbutur tensionin.

Organizimi i zgjedhjeve në veri, sigurimi i pjesëmarrjes së popullatës serbe dhe nisjen e punës së themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe së bashku me BE ishin kushtet, të bashkëngjitur me kërcënimin se dështimi në zbatimin e këtyre kërkesave do të ketë pasoja serioze./gazetametro.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments