12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKurti, QUINT-it: Do të komunikojmë ditët në vijim, protestuesit janë te dirigjuar...

Kurti, QUINT-it: Do të komunikojmë ditët në vijim, protestuesit janë te dirigjuar nga Beogradi

Zyra e kryeministrit ka treguar se çfarë ka biseduar me ambasadorët e QUIN’it, duke njoftuar se do të ketë komunikim në mes Qeverisë dhe QUIN’it për situatën në Veriun e Kosovës.

”Shkas dhe temë kryesore e takimit ishin zhvillimet e fundit në veri të vendit, sidomos veprimet e dhunshme dhe kriminale të protestuesve ekstremistë ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe pjesëtarëve të medieve. Edhe pse në këto grumbullime sot ka edhe protestues paqësorë, kryeministri vlerësoi se këto nuk janë protesta paqësore, por turma ekstremistësh të dirigjuara nga Beogradi zyrtar”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeminsitrit.

Më pas përmenden simbolet nacionaliste shoviniste të përdorura nga protestuesit.

”Grafitet nacionaliste shoviniste serbe dhe aso pro-kremlinit me ekstremistë të maskuar, që targetojnë, vandalizojnë dhe sulmojnë çdo gjë jo-serbe, është treguesi kryesor i motiveve prapa veprimeve të dhunshme, e të cilat duhet të dënohen ashpër nga të gjithë”.

“Duke i informuar për gjendjen në veri dhe zhvillimet e sotme atje, kryeministri theksoi rëndësinë dhe nevojën për de-eskalimin e situatës, si dhe shprehu gatishmërinë për të punuar me shtetet e QUINT-in drejt këtij qëllimi. Ata u dakorduan që të mbajnë komunikim të dendur orëve dhe ditëve në vijim”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments