Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se së pari presin përfundimin e numërimit të votave, pastaj certifikimin e rezultateve për formimin e Qeverisë së re.
Ai nuk është ndalur para gazetarëve për të treguar për kalkulimet e se si e ka planifikuar t’i sigurojë votat e nevojshme për formimin e Qeverisë.
Kurti është pyetur se cilat janë kushtet për partitë minoritare jo serbe shumica e të cilave i kanë ofruar mbështetje.
“Së pari rezultatet përfundimtare, pastaj certifikimi, pastaj bisedimet. Qeveria, e sigurt, e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe unë”, tha Kurti./21Media